Nuk mund t’i përfaqësojë shqiptarët partia e cila fitoi 15 deputetë duke gënjyer

Xhevdet Hajredini

1. Nuk mund ta përfaqësojë vullnetin e të gjithë shqiptarëve partia, e cila në Kuvend ka vetëm 15 deputetë të fituar duke i mashtruar votuesit e tyre se votojnë për kryeministër të parë shqiptar, dhe nuk e ka as mbështetjen e shomicës së votuesëve, as të zgjedhësve, as të popullit.

2. Eshtë për t’u çudit se si Ali Ametit, as në opozitë dhe as në pushtet, nuk i pengon PDSH-ja, e cila, për luftën, BDI-n, dhe për vetë atë, prej moti i ka pas këto qëndrime:
-se lufta ka qenë “shumë e çuditshme dhe e dyshimtë” dhe se i ka shkatëruar të gjitha të mirat që i ka aritur PDSH;
– Se “BDI është kongllomerat i të gjitha interesave antishqiptare”;
– Se Thaçi e akuzon Aliun për “tradhti e vrasje me porosi”.