Hoti ngushëllon familjen Selimaj pas vdekjes së prokurorit Ali Selimaj

Kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

“Vdekja e tij është humbje e madhe për ju dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë”, është shprehur Hoti, transmeton Klan Kosova.

“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të z. Selimaj”.