Përsëri protestues në rrugë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Protestat kanë filluar rreth një orë më herët me marshe nëpër rrugët e Shkupit dhe të Tetovës. Ata nuk do të rreshtin së kërkuari që zëri i tyre të dëgjohet dhe t’i hapet rrugë dialogut me institucionet kompetente për të arritur një zgjidhje të pranueshme.
Pas Shkupit edhe në Tetovë po zhvillohet protesta e dytë me radhë kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Atje protestuesit kanë listuar edhe një sërë kërkesash të tjera nga të cilat thonë se nuk heqin dorë.