BDI kapet keq duke keqpërdorë komunën e Tetovës – automjetet e komunës vendosin banderolat e BDI-së

Fushata zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim, siç duket nuk njeh kufi të etikës politike. Partia e Ali Ahmetit edhe gjatë kësaj fushate shihet duke keqpërdorë gjithçka, ku mbrëmë kjo parti nëpërmjet shërbimeve të ndryshme nga Komuna e Tetovës, ka shkelur edhe njëherë rregullat dhe etikën e lojës fair-play në zgjedhje. Mbrëmë në orët e vona, automjetet e komunës së Tetovës të Teuta Arifit, janë kapur duke vendosur banderola të BDI-së në qytetin e Tetovës. Këto automjete komunale, me urdhër të Teuta Arifit kanë dal në shërbim të BDI-së, duke bllokuar gjitha rrugët e qytetit, vetëm që t’i shërbejnë partisë e jo popullit./fryma.org