Maqedonia e Veriut është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka përfunduar dialogun teknik me Komisionin Evropian për përfshirjen në sistemin evropian “Roaming si në shtëpi”, njoftoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Sipas tij, janë harmonizuar të gjitha çështjet e hapura lidhur me tekstin e marrëveshjes.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, qytetarët gjatë udhëtimeve në vendet e BE-së do të mund të telefonojnë, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin mobil sipas tarifave të paketave të tyre vendore, pa kosto shtesë për roaming.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë samitit në Bruksel, shprehu pritshmëri që qytetarët së shpejti të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data e fillimit të zbatimit të saj.





