Ahmeti në Itali, takime me bashkatdhetarët shqiptarë në Trento

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në qytetin e Trentos në Itali, ka vizituar familjen e bashkatdhetarit Abedin Selmani, e cila drejton restorantin “Al Faro”.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka ndarë momente nga takimi me Abedin Selmanin dhe dy djemtë e tij, Gjuranin dhe Mirsadin, duke vlerësuar mikpritjen dhe lidhjet që mërgata shqiptare vazhdon të ruajë me vendlindjen.

“Takimet me bashkëatdhetarët tanë në mërgatë janë gjithmonë të veçanta dhe të mbushura me ngrohtësi e dashuri për vendlindjen”, ka shkruar Ahmeti.

Kreu i BDI-së ka falënderuar familjen Selmani për mikpritjen, duke i uruar suksese të mëtejshme në veprimtarinë e saj afariste në Itali.