Filipçe: Me formulën e vjetër, shumë pensionistë do të merrnin më shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, e cilësoi rritjen lineare të pensioneve si masë populiste, duke pretenduar se mungesa e mjeteve në Fondin Pensional po i afrohet një miliard eurove.

Sipas tij, me formulën e mëparshme, disa kategori pensionistësh sot do të kishin pensione nga 30 deri në 50 për qind më të larta, ndonëse nuk paraqiti përllogaritje konkrete.

Filipçe akuzoi Qeverinë se po rrezikon stabilitetin e sistemit pensional dhe po e rrit borxhin e shtetit për të mbuluar detyrimet rrjedhëse.