Arrestohet 27-vjeçari nga Kumanova, ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit me burg

Policia e Kumanovës ka arrestuar më 25 nëntor, në orën 14:30, personin me inicialet D.A. (27) nga fshati Lubodrag i Kumanovës.

Ai kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, 27-vjeçari është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.