Komisioni Evropian ka paralajmëruar se Bullgaria rrezikon një gjobë financiare deri në 23 milionë euro për shkak të mosrespektimit të rregullave fiskale dhe shpenzimeve të pakontrolluara buxhetore, raporton “Politico”.
Kritika të ashpra nga Brukseli ka marrë edhe Hungaria, e cila rrezikon ngrirjen e fondeve evropiane për shkak të gjendjes së financave publike.
Për dallim nga Hungaria, Bullgaria, si anëtare e eurozonës, mund të përballet me të dyja masat ndëshkuese – gjobë financiare dhe ngrirje të fondeve evropiane.
Komisioneri evropian për Ekonomi, Valdis Dombrovskis, deklaroi se vendimi për gjobën pritet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Nëse sanksioni miratohet, Bullgaria do të bëhej vendi i parë në historinë e BE-së që ndëshkohet financiarisht për shkeljen e rregullave fiskale evropiane, sipas të cilave deficiti buxhetor nuk duhet të tejkalojë 3 për qind, ndërsa borxhi publik 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).



