Protest kundër dhunës ndaj grave sot në parkun „Gruaja Luftëtare“

Protestë kundër dhunës ndaj grave do të mbahet sot, në orën 17:00, në parkun „Gruaja Luftëtare“ në Shkup, me thirrjen „Asnjë më shumë!“.

Organizatorët kërkojnë drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të fuqishme për gratë dhe vajzat që përballen me dhunën. Ata kundërshtojnë heshtjen dhe mosveprimin e institucioneve, duke kërkuar veprime konkrete dhe jo vetëm premtime.

Protesta është pjesë e mobilizimit qytetar kundër femicidit, dhunës ndaj grave dhe pandëshkueshmërisë, me apel që institucionet të reagojnë në kohë dhe të mos presin tragjedi të tjera.