Ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar se nje bande kriminale e lidhur me levizjen politike te udhehequr nga studentet e vendit e ka kërcënuar se do ta vrasë.
Grupi Vracar me seli në Beograd dyshohet se ka kërcënuar me vdekje me telefon, tha Vuçiç. Ai e pershkroi ketë si “nje mesazh te qartë dhe te pakundershtueshëm” se do të “likuidohej”.
Banda është “krahu i armatosur” ¡ Listës së
Studenteve, shtoi ai, pa dhënë hollësi. Lëvizja mundi kandidaturën e Serbisë së Bashkuar të Vuçiçit në zgjedhjet e parakohshme te muajit të kaluar.
Ish-presidenti tha se nuk e raportoi kërcënimin sepse besonte se Lista e Studentëve kishte marrë kontrollin e policise.
Autoritetet serbe kishin paralajmëruar me pare per nje komplot për të vrarë Vuçiçin. Në janar 2022, ministri i atëhershëm i Brendshëm Aleksandar Vulin tha se policia kishte marrë informacione nëpërmjet Europolit ne lidhje me nje komplot te dyshuar per vrasje, duke emëruar Radoje Zvicer, një udhëheqes të klanit kriminal Kavac te Malit te Zi, si organizatorin e dyshuar.
Sipas Vulin, grupi donte te hakmerrej ndaj presidentit të atëhershem për goditjen e tij ndaj karteleve të drogës.
Autoritetet serbe e kanë përshkruar klanin Vracar si një degë të Kavac me seli në Beograd. Policia arrestoi 17 anëtarë te dyshuar te Vracar në nëntor 2022. Vitin pasardhës, 38 anëtarë të dyshuar të grupit u paditen ne nje rast qe perfshinte tre vrasje dhe pesë tentativa vrasjeje.
Një operacion i koordinuar nga Europoli kundër dy grupeve të lidhura me klanin Vracar çoi në 13 arrestime ne Serbi, Spanje dhe Dubai ne tetor 2025, sipas
Ministrise se Brendshme te Spanjes. Ministria tha se grupet dyshoheshin për vrasje dhe trafik kokaine.
Më herët ketë muaj, Vuçiç akuzoi klanin Vracar per zhvatje. Ai lexoi até që e quajti nje mesazh që kërkonte 1 milion euro dhe kercenonte te vriste marresin.
Rajon-Botë Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen...



