10 qenë shpëtohen, pronari kishte ndërruar jetë dhe ata mbetën disa ditë pa kujdes

Dhjetë qen janë shpëtuar në Veles, pasi pronari i tyre 62-vjeçar kishte ndërruar jetë dhe kafshët kishin mbetur disa ditë të mbyllura në shtëpi pa përkujdesje.

Pas denoncimit nga fqinjët, ekipet e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari dhe stacionarit rajonal “Shepa” ndërhynë më 19 nëntor, duke i nxjerrë kafshët nga shtëpia.

Dy këlyshë janë adoptuar menjëherë, ndërsa tetë qentë e tjerë janë dërguar në strehimore, ku do të marrin kujdes veterinar, do të sterilizohen, mikroçipohen dhe më pas do të ofrohen për adoptim.

Nga Agjencia bëjnë të ditur se ndaj pronarit, i cili kishte ndërruar jetë, më parë nuk kishte pasur ankesa për trajtim të papërshtatshëm të kafshëve.