30 stacione, asnjë komandant shqiptar – shifrat ekspozojnë diskriminimin në përfaqësim

Në asnjë nga rreth 30 stacionet e Policisë Pyjore nuk kemi komandant apo zëvendëskomandant shqiptar. Vallë, shqiptarët nuk janë të aftë për pozita drejtuese, apo institucionet nuk janë të gatshme t’u japin mundësi të barabarta, eshte shprehur deputeti i ASH-së Halil Snopçe.

Sipas tij, kjo nuk është e vetmja dëshmi e disproporcioneve në përfaqësim:

97.53% maqedonas dhe vetëm 2.47% shqiptarë në konkursin e fundit në Policinë Pyjore!

146 maqedonas dhe vetëm 12 shqiptarë të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në avancime, 16 maqedonas përballë vetëm 1 shqiptari.

Këto shifra flasin më shumë se çdo deklaratë politike për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Për këto disproporcione dhe për mungesën e shqiptarëve në pozitat drejtuese të Policisë Pyjore kërkova përgjegjësi dhe sqarime nga ministri përkatës.