Arrijnë edhe 26 mijë vaksina kundër gripit, afro 80 mijë qytetarë janë paraqitur

Edhe 26 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal kanë mbërritur në vend dhe po shpërndahen nëpër pikat e vaksinimit.

Deri më sot janë vaksinuar 28.035 qytetarë, ndërsa përmes sistemit „Moj Termin“ janë paraqitur gjithsej 79.011 persona. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë caktuar 54.778 termine, prej të cilave 23.225 janë në periudhën e ardhshme.

Vaksinimi është falas dhe realizohet në 31 pika në vend. Prioritet kanë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.