Një bisht cigareje shkakton zjarr në spitalin “8 Shtatori” në Shkup – Evakuohen pacientët!

Një bisht cigareje dyshohet se ka shkaktuar zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Repartin e Ortopedisë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke detyruar evakuimin e pacientëve.

Drejtori i spitalit, dr. Sinisha Stojanoski, deklaroi se incidenti është shkaktuar nga pakujdesia njerëzore, duke siguruar se nuk ka rrezik për pacientët dhe personelin mjekësor.

Sipas tij, evakuimi është kryer menjëherë, ndërsa po verifikohen rrethanat e incidentit dhe dëmet e mundshme materiale.