Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Bit Pazar të Shkupit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht fqinjin dhe mbesën e tij të mitur.
Sipas MPB-së, më 15 nëntor, rreth orës 12:30, L.A. nga Shkupi dyshohet se ka sulmuar R.S. dhe mbesën e tij, duke përdorur një send të fortë dhe duke i kërcënuar me sende të mprehta.
Rasti është denoncuar në polici në orën 13:10, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





