Debat mes Arben Zeqirit nga Lidhja Shqiptare dhe Arbër Kadiut nga VLEN-i, në emisionin “Dialog me Lajm” të gazetarit Sefer Tahiri, lidhur me përdorimin politik të UÇK-së, flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe. Kadiu akuzoi BDI-në për keqpërdorimin e çështjes kombëtare dhe lënien pa zgjidhje të statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, ndërsa Zeqiri kritikoi VLEN-in për mënyrën se si po trajton përfaqësimin e drejtë dhe provimin e jurisprudencës. Arbër Kadiu – VLEN: Me UÇK-në, me UÇK-në është ba keqpërdorim. Me flamurin kombëtar është ba keqpërdorim.Po e kam pa tjetër ta thom…
Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Po sot e 100 vjet do përmendet UÇK-ja. Flamuri edhe gjuha.
Arbër Kadiu – VLEN: Do të përmendet dhe do të ekzistoje sa do të ekzistoje Shqiptaria.
Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Edhe politika krejt aty duhet të udhëhiqet do të jetë strumbullari politikës. Se pa u zgjidh këto tema, pa u zgjidh këto…
Arbër Kadiu – VLEN: Cilat tema? 20 vjet që i ka lanë BDI-ja pa ligj ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Ju keni vendos, vendos. Ju mirë po e pranoni se ju paskeni vendos që BDI-ja i ka zvarritë 20 vjet, ju keni vendos t’i mbyllni si të pazgjidhura.
Arbër Kadiu – VLEN: S’është e vërtetë.
Arben Zeqiri – Lidhja Shqiptare: Është e vërtetë. Tash po ta dëshmoj. Ligji për përfaqësim drejtë dhe adekuat përfundimisht eliminohen kuotat etnike dhe mbyllet një temë pa zgjidhje, pa praktikë, pa zbatim real. Te provimi i jurisprudencës, gjuha shqipe degradohet dhe barazohet me gjuhën e minoritetit turk, me gjuhën e huaj angleze.



