6 të vdekur nga të shtënat në Krakovë të Polonisë, 12 të plagosur në gjendje kritike

Numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në qendër të qytetit polak të Krakovës është rritur në gjashtë, ndërsa 12 persona të plagosur ndodhen në gjendje kritike dhe luftojnë për jetën.
Lajmin e konfirmoi guvernatori i rajonit të Malopolskës, Jan Kleçar, për televizionin „Polsat News“.
Sipas tij, 12 të plagosurit janë klasifikuar me status të kuq gjatë triazhimit mjekësor, që nënkupton rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.
Fillimisht ishte raportuar për pesë të vdekur dhe 15 të plagosur. Sipas raportimeve, një person hyri me veturë në sheshin kryesor të qytetit dhe më pas hapi zjarr në drejtim të kalimtarëve.