BDI kritikon konkursin në Akademinë Ushtarake: Asnjë shqiptar mes 29 kadetëve të pranuar

Opozita ka reaguar ndaj qëndrimeve të pushtetit lidhur me konkursin e fundit për kadetë në Akademinë Ushtarake. Nga BDI thonë se numrat e periudhës kur ata ishin në pushtet dëshmojnë përfaqësim më të mirë. Duke iu referuar vitit 2012, BDI thekson se nga gjithsej 25 kadetë të pranuar, 12 ishin shqiptarë, 12 maqedonë dhe 1 boshnjak.

“As reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me konkursin e fundit, e as ai i zëvendësministrit të Mbrojtjes, nuk mund t’i fshehin faktet dhe as ta mjegullojnë opinionin publik për përgjegjësinë e BDI-së si trashëgimtare e kësaj situate… kur Akademia Ushtarake nuk ka funksionuar, kadetët shqiptarë janë shkolluar në Akademinë “Skënderbeu” në Tiranë, si dhe në Sofje e Ankara. “- thuhet mes tjerash në reagim.