Gashi takohet me ambasadoren britanike: Londra konfirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut!

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, priti në takim ambasadoren e sapoemëruar britanike, Maja Sivanjanam, me të cilën diskutoi për thellimin e bashkëpunimit politik, parlamentar dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Gashi vlerësoi marrëdhëniet shumëvjeçare me Mbretërinë e Bashkuar, duke veçuar bashkëpunimin me Fondacionin Vestminster për Demokraci dhe forcimin e kapaciteteve të Kuvendit.

Ambasadorja Sivanjanam prezantoi prioritetet e mandatit të saj, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Në takim u theksua rëndësia e Partneritetit Strategjik, marrëdhënieve tregtare dhe vazhdimit të mbështetjes britanike për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.