Hong-Kongu kohët e fundit publikoi Planin e tij të parë Pesëvjeçar.
Pse Hong-Kongu nxorri sivjet Planin e tij të parë Pesëvjeçar? Përgjigja është mjaft e drejtpërdrejtë: në këtë kohë plot luhatje, një drejtim i qartë, i qëndrueshëm dhe i besueshëm zhvillimi është një burim i rrallë dhe një epërsi kyçe konkuruese.
Ndërsa Kina po hyn në një cikël të ri zhvillimi pesëvjeçar, Hong-Kongu ka nevojë për Planin e tij Pesëvjeçar për t’u integruar në strategjinë e përgjithshme kombëtare të zhvillimit, duke siguruar që të mund të mbajë ritmin me planin kombëtar dhe të shfrytëzojë mundësitë politike në këtë fazë fillestare.
Së dyti, mjedisi global është i mbushur me pasiguri. Gjeopolitika, ristrukturimi i zinxhirit të furnizimit dhe paqëndrueshmëria e tregut financiar janë faktorë të ndryshueshëm me të cilët përballen çdo ditë ndërmarrjet dhe investitorët. Në këtë kontekst, vetë siguria është burimi më i rrallë. Ai që mund të ofrojë një drejtim të qartë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm mund të fitojë aftësi konkuruese. Plani Pesëvjeçar ofron pikërisht këtë garanci
Në “Planin e 15-të Pesëvjeçar” të Kinës, objektivi si realizimi i nivelit të lartë teknologji të mbështetur me forcat e veta kërkon aftësi kërkimore bazë, talent ndërkombëtar dhe kapital, të cilat janë pikërisht pikat e forta të Hong-Kongut.
Gjithashtu, në të vihen në dukje mbështetjet ndaj rajonit Hong-Kong në konsolidimin e “tre qendrave” të tij tradicionale, si edhe përkrahjet në ndërtimin e tij në një qendër ndërkombëtare inovacioni, teknologjie dhe talentesh ndërkombëtare të nivelit të lartë.
Kështu që nevojat e vendit dhe pikat e forta të Hong-Kongut janë shumë të përafërta në këtë pikë.
Hong-Kongu, me pikat e tij të forta në kërkimin bazë, talentin ndërkombëtar dhe sistemin financiar, plotëson nevojat e sistemit kombëtar të inovacionit, duke shkallëzuar kështu strukturën e vet industriale.



