Shaip Kamberi ka bërë të ditur se shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë mandatin e dytë në zgjedhjet në Serbi.
Kamberi, kryesues i listës së përbashkët shqiptare, ka bërë të ditur për Klan Kosova se në këto zgjedhje është shënuar dalje më e madhe e votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.
“Rezultatet preliminare flasin se do të jetë prapë 66%, një dalje e lartë në krahasim me vitet e kaluara. Dhe do të jetë tregues i drejtpërdrejtë se a do ta sigurojmë mandatin e dytë, duke pasur parasysh pasivizimin e adresave dhe largimin e të rinjve sidomos për shkak të diskriminimit”, deklaroi ai.
Kamberi theksoi se edhe përkundër këtyre problemeve, shqiptarët treguan entuziazëm për të dalë e për të votuar.



