Shtiret si punonjës i Kadastrës, ia merr shkupjanes 117 mijë denarë

Një 24-vjeçare nga Shkupi është mashtruar nga dy persona, të cilët i kishin premtuar ndihmë për privatizimin e tokës shtetërore që shfrytëzonte familja e saj.

Njëri prej tyre ishte paraqitur rrejshëm si punonjës i Kadastrës, duke i marrë gjithsej 117.000 denarë në disa raste.

Mashtrimi u zbulua kur e reja shkoi në Kadastër për të kontrolluar procedurën dhe mësoi se personi në fjalë nuk ishte i punësuar aty prej më shumë se dy vitesh.

Rasti është denoncuar në polici, ndërsa MPB-ja po punon për zbardhjen e plotë të tij.