Edhe një fundjavë e zgjatur këtë vit, ja datat kur nuk punohet!

Pas fundjavës së zgjatur për 11 Tetorin, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë edhe një mundësi tjetër për tri ditë pushim deri në fund të vitit 2026.  Dita e ardhshme jopune për të gjithë qytetarët është 23 tetori (e premte), kur shënohet Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Meqë festa bie të premten, qytetarët do të mund të pushojnë tri ditë radhazi, nga 23 deri më 25 tetor. Ndërkohë, deri në fund të vitit mbetet edhe një ditë tjetër jopune për të gjithë qytetarët: 8 dhjetori (e martë), kur shënohet Shën Klimenti i Ohrit. Kjo festë nuk krijon vetvetiu një fundjavë të zgjatur, por ata që marrin pushim vjetor të hënën, më 7 dhjetor, mund të përfitojnë katër ditë pushim radhazi. Për qytetarët e besimit katolik, ditë jopune janë edhe 1 nëntori, Festa e të Gjithë Shenjtorëve, si dhe 25 dhjetori, Krishtlindjet. Kështu, 23–25 tetori do të jetë fundjava e fundit e zgjatur për të gjithë qytetarët gjatë vitit 2026, e krijuar nga një festë zyrtare jopune.