Policia ka identifikuar një 37-vjeçar nga Shkupi, i cili drejtonte motorin në mënyrë të rrezikshme, duke lëvizur mbi një rrotë në bulevardin “Partizanski Odredi”. Rasti u zbulua pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku shihej drejtuesi i motorit “Suzuki” duke rrezikuar sigurinë e tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Gjatë bisedës me policinë, 37-vjeçari pranoi se më 3 tetor e kishte drejtuar motorin pa patentë shoferi dhe se pamjet i kishte publikuar në TikTok. Prokuroria Publike në Shkup është njoftuar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit dhe rrezikim të sigurisë në komunikacion përmes veprimeve të rrezikshme.
Maqedoni Pa patentë dhe me motor mbi një rrotë në Shkup, 37-vjeçari përballet...





