Ahmeti mobilizon Bërvenicën, Jahijin e sheh si alternativë të së ardhmes

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka takuar qytetarët në Gurguricë, ku ka prezantuar programin e kandidatit për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Ahmeti tha se komuna ka nevojë për përfaqësim dinjitoz dhe udhëheqje të përgjegjshme, duke kritikuar zhvillimet politike të vitit të kaluar dhe duke kërkuar respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Ai shprehu mbështetjen për Jahijin, të cilin e cilësoi si alternativë për zhvillimin e komunës.

“Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim! Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, përfundoi Ahmeti.