Anketa: 44,1% nuk i besojnë asnjë lideri, mbi një e katërta nuk do të votojnë

Sipas një ankete të publikuar nga mediat maqedonase, 44,1% e qytetarëve nuk kanë besim te asnjë lider politik, ndërsa 26,6% deklarojnë se nuk do të votojnë. Sa i përket mbështetjes partiake, VMRO-DPMNE kryeson me 19,3%, përpara LSDM-së me 5,6%. BDI dhe VLEN rezultojnë me nga 4,2% mbështetje. Anketa është realizuar nga agjencia „Market Vision“ për MKD.mk, nga 11 deri më 27 shtator, me 1.200 të anketuar.