Krijimtaria filmike shqiptare po vazhdon të marrë vlerësime edhe përtej hapësirës lokale. Në festivalin e filmit “Tri Net Film Fest” në Zvicër, puna e ekipit të drejtuar nga regjisori Mentor Nuredini u vlerësua veçanërisht, duke u nderuar me mirënjohje. Nga 11 regjisorët pjesëmarrës, Nuredini ishte njëri nga vetëm tre regjisorët që morën këtë vlerësim nga festivali.
Kjo është një tjetër dëshmi se krijimtaria filmike e artistëve tanë po gjen hapësirë dhe vëmendje edhe në skena ndërkombëtare, duke e çuar zërin artistik të kësaj treve përtej kufijve të saj.
Ndërkaq, verën që shkoi, në edicionin e dytë të festivalit “Valley Film Festival” që u realizua në Bujanoc, filmi “Salman”, me regji të Mentor Nuredinit, u shpall “Best Short Film”.
Në të njëjtin festival, “Salman” fitoi edhe çmimin “Best Director” për Mentor Nuredinin, ndërsa Ilir Nuredini u shpërblye me çmimin “Best Actor”. Filmi “Bambil and” mori çmimin për montazh, ndërsa “LOST”, me autor Endrit Krasniqin, u nderua me “Special Award”. Me mirënjohje u vlerësua edhe ekipi i vullnetarëve për kontributin e dhënë në festival.
Të marra së bashku, këto vlerësime përbëjnë një vazhdimësi të një pune krijuese që po dëshmon se filmi i realizuar nga artistët tanë mund të flasë edhe jashtë hapësirës sonë dhe të gjejë vlerësim në festivale të ndryshme.








