Dy 14-vjeçarë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:10 në kryqëzimin e rrugëve “Kej Vardar” dhe “Tode Bogdanovski” në Gostivar.
Në aksident u përfshinë tre automjete – dy “Golf” dhe një “BMW” – ndërsa u dëmtua edhe një “Passat” i parkuar.
Dy të miturit, pas ndihmës së parë në Qendrën Urgjente të Gostivarit, janë transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.
Me lëndime trupore janë edhe dy drejtuesit e “Golfeve” dhe dy pasagjerë të tjerë. Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes.





