Heroi shqiptar në Gjermani! 3-vjeçarja po mbytej në pishinë, Liriton Mavraj nuk u mendua dy herë – 30 sekonda që i shpëtuan jetën!

Një shqiptar me origjinë nga Kosova është kthyer në protagonist të një historie emocionuese në Gjermani. Liriton Mavraj ndërhyri për të shpëtuar një vajzë vetëm 3 vjeçe që po mbytej në një pishinë në Aschaffenburg.

Gjithçka ndodhi brenda pak çastesh. Pasi bashkëshortja e tij vuri re vogëlushen në ujë dhe kërkoi ndihmë, Liritoni reagoi menjëherë. Së bashku me rojen e pishinës, ai nisi manovrat e ndihmës së parë dhe frymëmarrjen artificiale.

Pas rreth 30 sekondash ankthi, vogëlushja nisi të merrte frymë, hapi sytë dhe kolliti. Ajo u dërgua më pas në spital, ku, sipas raportimeve të cituara, u konfirmua se ishte jashtë rrezikut për jetën.

Një ndërhyrje në momentin e duhur që bëri diferencën mes jetës dhe tragjedisë. (Revista Ora)