Një operacion i gjerë policor po zhvillohet që nga orët e hershme të mëngjesit në Prilep, ku njësitë speciale dhe policia e uniformuar po kryejnë kontrolle në rreth 30 lokacione, raporton Plusinfo duke iu referuar burimeve jozyrtare.
Sipas informacioneve paraprake, aksioni është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj një strukture të dyshuar të krimit të organizuar, aktivitetet e së cilës dyshohet se lidhen me narkotikë.
Nën hetim dyshohet se janë edhe persona nga strukturat policore, për shkak të lidhjeve të mundshme me individë ose aktivitete që janë objekt i hetimit.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa gjatë ditës priten informacione zyrtare nga institucionet kompetente.
Burimi: Plusinfo
Maqedoni Prilepi nën “rrethim” policor – bastisje në rreth 30 lokacione, nën hetim...





