“Talir 1” sërish në pikën zero: Gjykimi nis për të shtatën herë!

Procesi gjyqësor “Talir 1”, për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, do të nisë sërish nga fillimi, për herë të shtatë.

Seanca e sotme u shty dhe u tejkalua afati ligjor prej 90 ditësh nga seanca e fundit. Shkak u bë pjesërisht nevoja e prokurorisë për kohë shtesë për shqyrtimin e provave, si dhe mungesa e njërit prej të akuzuarve.

Rasti, i cili zvarritet prej më shumë se gjashtë vitesh, lidhet me pretendimet se mbi 4.6 milionë euro janë derdhur në arkën e partisë përmes fletëpagesave fiktive në emër të anëtarëve të saj.

Ndërkohë, një pjesë e akuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ka parashkruar. Aktakuza aktive tani lidhet me “larje parash”, ku përveç personave fizikë, e akuzuar është edhe VMRO-DPMNE si person juridik.