Pas gati tre muajsh, sot përfundon ndalesa për lëvizje në zonat pyjore, e vendosur për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.
Masa ishte në fuqi fillimisht nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarret u zgjat deri më 30 shtator.
Gjatë ndalesës, hyrja dhe lëvizja në pyje lejohej vetëm me autorizim me shkrim. Shkelësit përballeshin me gjoba.
Nga 1 tetori, lëvizja në zonat pyjore lejohet sërish pa autorizim të veçantë, duke respektuar rregullat për mbrojtjen e pyjeve.




