Fejzi HAJDARI
Nëse pamjet e një automjeti me targa serbe që lidhen me Vlora Hysenin janë autentike, atëherë kemi një pyetje që kërkon përgjigje institucionale, jo propagandë.
Hyseni u shkarkua në Kosovë në vitin 2021, ndërsa dy vjet më pas Edi Rama e propozoi në krye të SHISH-it.
Sot, pas raportimeve për hetim dhe masë sigurie ndaj saj, rikthehet edhe më fort pyetja: kush e kontrolloi dhe kush e verifikoi këtë emër për majën e inteligjencës shqiptare?
Dhe nëse një drejtuese e shërbimit sekret shqiptar lëviz realisht me automjet të regjistruar në Serbi, pyetja është edhe më e thjeshtë: pse? Kujt i përket makina? Kush e autorizoi?
Nuk është çështje targash. Është çështje besimi, transparence dhe sigurie kombëtare.
Rama duhet të përgjigjet: Kush ia rekomandoi Vlora Hysenin? Dhe pse pikërisht ajo?
Ndoshta përgjigjja e këtyre dy pyetjeve na tregon edhe se ku fshihet “lepuri”.
f.h.



