Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Llopat nxënësit po vazhdojnë mësimin edhe këtë vit nën një kulm me materiale të rrezikshme, të cilat cilësohen si kancerogjene.

Çështja u ngrit në Këshillin Komunal të Kumanovës nga këshilltari i AKI-së, Shemsi Murati, i cili kërkoi përgjigje për zvarritjen e projektit për zëvendësimin e kulmit.

Murati i kërkoi drejtoreshës së “Kumanovo-Plan”, Aneta Shandeva Donevska, të sqarojë se deri ku ka arritur procedura dhe kur pritet realizimi i projektit.

“Nxënësit e Llopatit vazhdojnë të mësojnë nën kulm me material kancerogjen edhe këtë vit shkollor”, deklaroi Murati.