-Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme, tha mes tjerash ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përcjell TV21. Shasivari thotë se respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin.
“Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin, me qenë se të thuash të respektohet vendimi, që është qëndrim edhe i bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të thotë pajtim ose pranim i vendimit, me qenë se e drejta e ankesës është një nga mjetet kryesore juridike për kontestimin e këtij vendimi”, tha mes tjerash Shasivari.



