A do të bëhen bashkë Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti?

“Ka kalkulime, dëgjohen muhabete… Këto vetëm janë çështje muhabetesh ose si themi ne gjuhën popullore, ‘muhabete mas darkesh’. Pse është ashtu muhabetesh? Muhabeti që shembull që Izet do të bëhet me BDI-në, BDI-ja do të bëhet prapë me Izetin, ose Bilall Kasami do bëhet me ‘Alternativën’, me LSDM-në, me VMRO-në andej-këndej dhe do të hyjë BDI-ja në pushtet… Jo, BDI-ja mo kurrë në pushtet? E di pse nuk hyn në pushtet? Sepse në këtë rast këtu vendos Mickoski se kë do ta marrë në pushtet. Pse vendos Mickoski? Sepse, këta e kanë ba atë rregull, atë normë, që të vendosë se Mickoski se kë do ta marrë në pushtet.”,ka deklaruar kryetari i Kuvendit të PDSH-së, Sali Ajdini, në emisionin “Dialog te Lajmi” të cilin e realizon moderatori prof.Sefer Tahirin.

Gazetari: A ka spekulime, thoni ka, siç i quani ju, gjysmë informacione apo ndoshta, muhabete, siç thatë, se mund të bëhen bashkë Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti?

Sali Ajdini: Po, këto janë truke të BDI-së!