Në shkollë nga ora 8 deri në 16:30!? Mësimi me një turn dhe qëndrimi ditor janë çelësi i suksesit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, paralajmëroi zgjerimin e modelit të qëndrimit ditor, sipas të cilit nxënësit do të mund të qëndrojnë në shkollë nga ora 8:00 deri në 16:30.

Gjatë kësaj kohe, përveç mësimit të rregullt, nxënësit do të kenë aktivitete interaktive, sport, gjuhë të huaja dhe kohë për kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Sipas Janevskës, më shumë se gjysma e shkollave në vend tashmë punojnë me një turn – 583 shkolla fillore dhe 37 të mesme. Sfida më e madhe mbetet Shkupi, ku nevojiten kapacitete dhe klasa shtesë.

Janevska tha se studimet ndërkombëtare tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë kohë në mjedisin shkollor arrijnë rezultate më të mira.