Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se Maqedonia e Veriut nuk duhet vetëm të flasë për vlerat evropiane, por t’i dëshmojë ato përmes rezultateve dhe projekteve konkrete.
“Është koha që, përveçse flasim se jemi të përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe vlerave evropiane, të fillojmë edhe të punojmë për to”, tha Toshkovski në sesionin e 75-të të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian.
Ai theksoi se institucionet, gjyqësori, prokuroria, komunat dhe organizatat duhet të tregojnë me shembull konkret përkushtimin ndaj standardeve evropiane.
Sipas Toshkovskit, parimet e drejtësisë, barazisë dhe sundimit të ligjit duhet të vlejnë njësoj për të gjithë, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa reformat duhet para së gjithash të përmirësojnë jetën e qytetarëve.



