U dogjën tetë traversa hekurudhore në Çerkez

Dje pasdite ka shpërthyer zjarr pranë linjës hekurudhore në fshatin Çerkez, në rajonin e Kumanovës, ku janë djegur tetë traversa hekurudhore.

Sipas SPB Kumanovë, zjarri është raportuar në orën 17:15. Në vendngjarje ka intervenuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë, e cila e ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Këqyrje në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.

(KumanovoNews – Foto arkiv)