Se diçka s’është në rregull politikisht ne Republiken e Maqedonise se Veriut (RMV) me Bullgarinë shihet e vërehet qartë, çuditemi sesi është e mundur që në këtë shtet multietnikë të RMV përveç maqedonasve, shqiptarëve, vllehëve, turqëve, serbëve, romëve, boshnjakëve të mos egzistojnë edhe qytetarët bullgarë? Sinqerisht e pa ekuivoke shihet hilja politike e maqedonosve ndaj bullgarëve, s’është e rastësishme rebelimi diplomatik i Bullgarisë ndaj RMV-së. Derisa të gjitha grupet nacionale në këtë shtet ju lejohet që të formojnë partitë e tyre nacionale për afirmimin e të drejtat e tyre, përveç bullgarëve jo.
Problemi me Bullgarinë patjetër të zgjidhet me anë të kompromiseve dy palëshe shtetërore. Kompromisi më i mirë, më i logjikshëm e më i dobishëm maqedone-bullgare do t’ishte nëse qeveria e Mickoskit do pranonte egzistencën e qytetarëve bullgarë në Maqedoninë Veriore, po dhe t’u lejohet formimi i partive politike bullgare për të konkuruar në pushtetin e RMV-së. Për ndryshe asnjëherë Bullgaria nuk do lejonte që pakica maqedonase të njihet në Bullgari nga maqedonasit, kurse pakica bullgare mos të njihet e të mos pranohet nga qeveria maqedonase e Mickoskit.
Pra, kompromisi më i mirë e në dobi të RMV-së e maqedonasve do të ishte, që, qeveria e Mickoskit t’i pranonte qytetarët bullgar në RMV.
Nacional-romantizmi i maqedonasve është i vonshëm, ka kaluar koha e krijimit të shteteve kombëtare që nga Revolucioni Frances i shekullit të XIX. Shtetet kombëtare u krijuan para 200 vjetësh që nga 1850. Globalizmi i sotshëm kërkon patriotizëm shtetëror, jo nacionalizëm kombëtar shtetëror, koha e kombeve ka kaluar tani vlerësohen shtetet, jo kombet.
Shtetet e Amerikës Latina janë spanjollë dhe e flasin spanjollishten, por kanë krijuar shtete dhe dallohen sipas shteteve, jo sipas gjuhës spanjolle.
*Status fejsbuku i profesor Sulejman Mehazit
Maqedoni Mehazi: Qeveria Mickoski është e detyruar të pranojë ekzistencën e qytetarëve bullgarë...





