LSDM akuzon Qeverinë se bujqit po përballen me rritje të kostove të prodhimit dhe rënie të çmimeve të produkteve.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në gusht çmimet e mjeteve, shërbimeve dhe investimeve në bujqësi u rritën me 7% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e prodhimeve bujqësore ranë me 2.2%.
Shpenzimet për prodhim u rritën me 6.8%, ndërsa ato për investime me 9%. LSDM kërkon pagesë të rregullt të subvencioneve, rikthimin e pagesës avans, naftën e gjelbër në kohë dhe kushte më të mira për grumbullimin e produkteve.





