Mërseli: Gjykata e Hagës, Rama sponsorizoi, PDK-LDK votoi

Në një intervistë për “Lajm tv” dhe gazetën “Lajm’, analisti i mirënjohur dhe gazetari i kahmotshëm Nebi Mërseli, ka rrëfyer për ditët kur bëheshin përpjekjetet për ta dhënë miratimin Kuendi i Republikës së Kosovës, për krijimin e Dhomave Speciale në Hagë – Gjykatës së Hagës.

“Atë natë, Edi Rama me një helikopter, helikopter të posaçëm, ka fluturuar në Kosovë, në Prishtinë dhe i ka bindur Hashim Thaçin, që duhet të formohet kjo gjykatë në të mirën e Kosovës. Pra, ashtu mund të evitohet logjika e gjësendeve… dhe në atë kohë opozita, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me ngulm insistonin, me lutje, që mos të votohet, dhe doli se kishin patur të drejtë. Flas për aspektin politik…

Gazetari: Po thoni që edhe Aleanca për Ardhmërinë Kosovës ka qenë kundër themelimit të Dhomave të specializuara për Kosovën, pra Gjykatës së Hagës t’i themi shkurt, sepse në opinionin publik, jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë ekziston përshtypja apo ekziston perceptimi se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kundër themelimit dhe shumë pak përmendet, për shembull, qëndrimi i Aleancës?

Mërseli: AAK-ja ka insistuar kundër… më kujtohet Donika Kadaj Bujupi ishte shefe e Grupit parlamentar. Megjithatë, ishte kryeministër Isa Mustafa dhe në fjalimin e tij, më kujtohet që tha se kjo do të mbulojë të gjitha zbrazëtirat juridike dhe lëshimet që janë bërë nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore dhe se krimet e bëra duhet të zbulohen. Aludonte sigurisht LDK-ja se gjithmonë pretendon se aktivistët e saj janë përndjekur, janë vrarë, janë persekutuar vetëm për shkak të përkatësisë së tyre partiake. Pra, LDK-ja dhe PDK-ja e kanë votuar Gjykatën Kushtetuese…