Filipçe me kritika të ashpra: Delegacioni i Mickoskit në SHBA është i përbërë nga „4 kalorësit e apokalipsit“

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër delegacionin qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara.

Filipçe i cilësoi anëtarët e delegacionit si „katër kalorësit e apokalipsit për Maqedoninë“ dhe tha se nuk duhet të habiten nëse atje marrin „karton të kuq“.

Sipas tij, politikat e Qeverisë po sjellin stagnim, korrupsion dhe po e largojnë vendin nga partnerët strategjikë dhe perspektiva evropiane.

Filipçe tha gjithashtu se ulja e një pjese të ndihmës amerikane për Maqedoninë e Veriut është një „sinjal i qartë“ i pakënaqësisë së SHBA-së me politikat e qeverisë së Mickoskit. Ai pretendoi se kjo situatë krijon hapësirë për ndikim më të madh rus, kinez, serb dhe hungarez në vend.