Arrestohet 43-vjeçari në Kumanovë pas sulmit ndaj bashkëshortes

Një 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 38-vjeçare.

Sipas SPB Kumanovë, incidenti ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 16:40, kur policia e ka ndaluar dhe arrestuar të dyshuarin.

Ai është dërguar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, njoftoi policia.