Arkeologu Ceka: Nëna e Skënderbeut, prejardhjen e kishte nga një familje ortodokse shqiptare nga Maqedonia

Arkeologu i njohur shqiptar, Neritan Ceka, ka deklaruar në “Dekalog” me Ronald Qaflokun se Vojsava, nëna e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kishte prejardhje nga një familje ortodokse shqiptare nga territori i Maqedonisë së Veriut të sotme.
Sipas Cekës, familja e saj ishte një familje fisnike shqiptare nga zona e Tetovës ose Gostivarit. Pikërisht prej kësaj dere fisnike vinte Vojsava, e cila më pas u martua me Gjon Kastriotin, babain e Skënderbeut.
Ceka kundërshton kështu pretendimet për prejardhjen sllave të Vojsavës, duke argumentuar se ajo i përkiste një familjeje shqiptare të krishterë ortodokse të kësaj treve…

* Tekst i huazuar nga facebook i arjeologut te mirenjohur shqiptar z.Neritan Ceka