“Nënshtrim dhe përdhosje e shqiptarëve në Severnistan!”

Shkruan: Medai SHAHOLLI

Përditshmëri shqiptare

Tri dekada pas shpalljes së pluralizmit politik apo të rivendosjes së kapitalizmit si rend ekonomiko-shoqëror në Severnistan, shqiptarët e kësaj treve të Ilirisë së lashtë janë mashtruar pas filolozofisë dhe fjalomanisë boshe të klasës sonë politike duke i premtuar gjatë gjithë kësaj kohe barazi të plotë dhe status të barabartë me fqinjët sllavo-maqedonë.

Qytetar i dorës së dytë është sot statusi i pabarabartë dhe denigrues i shqiptarëve në tri dekada përpjekje për liri dhe barazi të plotë në këtë vënd të çudirave që u nëpërkëmbë nga qëndrimi dhe miratimi i partive politike me MO dhe me ndryshimet kushtetuese.

Asgjëkundi në Europë, në asnjë vënd tjetër, nuk gjen këtë lloj statusi të një kombi që përbën të paktën 1/3 e popullsisë të pranojë që gjuha e tij të quhet gjjuhë e 20%!
Këtë mynxyrë e kanë pranuar papërjashtim për popullin tonë partitë politike shqiptare në pushtet dhe në opozitë.
Kjo është çmenduri shqiptare tashmë e ”zakonshme” për ne, ku partiçkat tona për hir të pushtetit dhe të karrierës apo te vetëkënaqësisë se të qënurit ”opozitë konstruktive” kanë pranuar statusin inferior të shqiptarëve në ”dërzhavën” Severna, si shenjë lojaliteti dhe besnikërisë së tyre ndaj këtij pushteti që ndrydh dhe shkel vullnetin politik të shqiptarëve përmes ligjeve diskriminuese dhe kushtetutës së njëanëshme.

Dhe përsëri shqiptarët e kësaj treve vazhdojnë t’i votojnë po ato parti që kanë dhënë prova të mashtrimit dhe zhgënjimit të madh me mosrealizimin e zotimeve të tyre të paktën që nga konflikti i 2001 e deri më sot.

Asnjëherë partiçkat tona nuk e kushtezuan pjesëmarrjen e tyre në qwverite e koalicionit në këtë një çerek shekulli me fshirjen e nofkës së 20% nga kushtetuta, por përkundrazi, i “ulën të mbathurat në fund të këmbëve” në këmbim të atij një çik pushteti pa pushtet!

Fundja, klasa politike sllavo-maqedonase ka gjetur ”shesh dhe bën përshesh” thotë një fjalë e urtë shqipe, ku ata me partiçkat tona politike shqiptare (që vetëm shqiptare nuk janë) po lozin ”vallen e vdekjes” për shqiptarët në këto tri dekada të vendosjes së demonkracisë në këtë vënd të surprizave dhe të çudirave me shqiptarë lojal.

Tek e fundit çdo gje shkon sipas meritës!