Një 37-vjeçar nga fshati Marino i Komunës së Ilindenit është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me 3,02 promilë alkool në gjak.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 14:55, gjatë një kontrolli trafiku në Marino.
Policia ndaloi një “Volkswagen” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte A.S. (37). Testi ka treguar nivelin e lartë të alkoolit në gjak, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur edhe një pushkë ajri, e cila është sekuestruar.
Burri është privuar nga liria nën dyshimet për shkelje të nenit 297-a të Kodit Penal dhe nenit 80 të Ligjit për Armët.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas kompletimit dhe dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.





