Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 58 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 54 janë konfirmuar dhe katër konsiderohen raste të mundshme, bëhet e ditur në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).
Sipas të dhënave të raportit, deri më 8 gusht janë regjistruar edhe tetë raste me përfundim fatal. Të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë burra.
Ethet e Nilit Perëndimor janë sëmundje infektive që transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë simptoma të lehta, ndërsa në raste të caktuara sëmundja mund të shkaktojë komplikime të rënda neurologjike.
ISHP-ja vijon të monitorojë situatën epidemiologjike dhe rastet e raportuara në vend. përcjell Zhurnal.mk .





