Kërcënohet kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi

Kryetari i Komunës së Sarajit Muhamed Elmazi ka denoncuar në polici gjatë ditës së djeshme se është kërcënuar nga një person përpara objektit të komunës. Sipas denoncimit, personi është sjellë në mënyrë agresive, ndërsa ka kërcënuar edhe një person tjetër i cili është i punësuar në komunë. Nga MPB nuk sqarojnë për motivet e kërcënimeve, por theksojnë se po punojnë për zbardhjen e rastit./Alsat.mk.